Autobusët refuzojnë të hyjnë në stacion, marrin qytetarët jashtë stacionit (LIVE)

11:59 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Pronarët e autobusëve ndër-urbanë kanë vendosur edhe sot të kundërshtojnë vendimin e ri të Stacionit të Autobusëve, raporton arbresh.info

Ata refuzojnë të hyjnë në stacion, ndërsa qytetarët po i marrin jashtë tij.

Arbresh.info po qëndron në stacion, ku mund të shihen autobusët jashtë.

Pronarët e kompanive të udhëtimit janë kundër biletave digjitale.

Ata kundërshtojnë vendimin e Menaxhmentit të Stacionit të Autobusëve, që udhëtarët të paguajnë biletat brenda sporteleve.

Ndërkohë bëhet e ditur që drejtorët janë në mbledhje me Odën Ekonomike të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme