Presidenti Thaçi pritet ta takojë Donald Trump-in

11:20 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do jetë pjesë e seancës së radhës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Gjatë kësaj vizite të tij, Presidenti Thaçi pritet të ketë dhe një takim të shkurtër edhe me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidenti me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku shprehet se pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

Raportohet po ashtu se numri një i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zonja e parë, Lumnije Thaçi, do të pritet në margjinat e Asamblesë së OKB-së nga çifti presidencial i SHBA-ve, Donald Trump, dhe Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump.

xfcvzx_1505811276-3816871

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme