A jane në lidhje Sofia Richie dhe Scott Disick?

23:48 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Ka kohë që nuk përmendet shumë aktori Scott Disick, që gjatë karrierës së tij kishte mjaftë probleme me alkoolin dhe drogën, probleme këto që ndikuan edhe në prishjen e familjes.
Ai, është ndarë nga bashkëshortja e tij Kourtney Kardashian dhe fëmijët e vegjël, kjo për shkak të gjendjes së tij të pa qëndrueshme.
Pas një faze heshtjeje, tani është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe jo pa arsye. Ai është parë duke u shoqëruar me modelen Sofia Richie.
Burime të afërta me dyshen thonë se lidhja e tyre duket të jetë më shumë se thjeshtë argëtim. Të dy janë parë rregullisht së bashku dhe me sa duket marrdhënia e tyre ka kaluar në një stad më serioz.
Sofia është vetëm 19 vjeç, ndërkaq Scott 34.
Bukuroshja nuk e ka pranuar se ata janë në lidhje.

21557773_1084762548322003_5055087552217804761_n

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme