Google ADS

Familja nga Podujeva ribashkohet pas 105 vjetësh (VIDEO)

22:15 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

E rrallë, familja nga Podujeva e shpërngulur në Turqi ribashkohet pas 105 vjetësh

Pas 105 vitesh takohet familja “Burica” me një të afërm, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi në vitin 1920.

Me vdekjen e gjyshit dhe babait nuk kishin asnjë të dhënë për familjaret e tyre të mbetur në Orllan.

Kur i kishin humbur krejt shpresat se do të munden t’i gjejnë të afërmit e tyre, rastësisht kontaktojnë pas emisioneve “Me Shqiptarët e Turqisë’ në RTV21 dhe në rrjetet sociale.

Sot edhe ndodhi mrekullia, kur mysafirët nga Turqia për herë të parë u takuan me familjarët e tyre pas 105 vjetësh, nuk mungonin as lotët e gëzimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme