Trump thotë se dhënia e paqes në Lindjen e Mesme ‘një lëvizje absolute’

21:30 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se beson se do të ‘ketë shanse’ për paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Trump është përballur me skeptizicëm të madh brenda dhe jashtë vendit mbi shanset që të ndërmjetësojë një paqe, pasi administrate e tij ende nuk ka artikuluar një strategji për rifillimin e një procesi paqësor, transmeton portali arbresh.info

Paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve Trump e ka përshkruar si ‘marrëveshje përfundimtare’.

“Paqja mes Izraelit dhe Palestinës do të ishte një arritje fantastike dhe ne po i japim asaj një lëvizje absolute. Mendoj se ka një shansë të mirë që kjo të ndodhë”, tha Trump në fillim të takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Në anën tjetër, Netanjahu është shprehur se marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-ve janë shumë më të mira që kur Donald Trump morri postin e Presidentit./arbresh.info/

Të ngjashme