Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Pastrimi i listave, certifikimi i listës përfundimtare të votuesve, shtypja e fletëvotimeve janë disa nga çështjet në të cilat ende po punohet.
Katër ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vjeshtës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për këtë proces.
Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, numri i votuesve të rinj që do të kenë të drejtë vote është 14 mijë e 100 e që kjo shifër nuk përfshin edhe numrin e votuesve që kishin të drejt vote në zgjedhjet e 11 qershorit, raporton RTK.
Në këto të fundit numri i atyre që ishin mbi 18 vjet e që kishin të drejt votimi ishte afër 152 mijë e 202 votues.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se pas certifikimit të listës përfundimtare të votuesve e që pritet të ndodh shpejt KQZ do të kryej edhe një procedurë tjetër e që do të kompletohet kështu realizimi i planit operacional për zgjedhjet e vjeshtës.
Por, përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me Agjencinë për Regjistrim Civil po kryejnë edhe një punë tjetër.
Më 22 tetor të muajit të ardhshëm qytetarët e vendit por edhe ata që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë për të zgjedhurit e tyre në 38 komuna në gjithë Kosovën.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...