Refuzon të heq niqabin në aeroport, gruaja daneze dëbohet nga Belgjika në Tunizi

20:24 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një grua daneze është deportuar nga Belgjika në Tunizi, sepse ajo nuk ka pranuar të heq niqabin në Aeroportin e Brukselit.

Sekretari belg i shtetit për azil dhe migracion, Theo Francken, tha se udhëtarja e paidentifikuar është kthyer në Tunizi, sepse policia nuk ka mundur të identifikojë atë, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Niqab, që mbulon të gjithë fytyrën përpos syve, është ndaluar me ligj në Belgjikë gjatë vitit 2011./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme