Tridhjetë gazetarë dhe drejtues të gazetës turke që u mbyll vitin e kaluar, janë paraqitur në gjyq, pasi përballen me akuzat se kishin lidhje me përpjekjen për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.
Ish-punonjësit e gazetës Zaman akuzohen për ‘anëtarësim në një organizatë terroriste të armatosur’ dhe për ‘përpjekjen për të përmbysur’ qeverinë, parlamentin dhe rendin kushtetues, pasi autoritetet turke besojnë se ata kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me klerikun Fetullah Gulen, transmeton portali arbresh.info
Gazetarët që kanë punuar në gazetën opozitare mund të përballen me dënime të përjetshme.
Zaman ishte gazetë e themeluar nga Fetullah Gulen, klerikun me bazë në SHBA dhe ish-aleatin e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja fajëson Gulenin për nxitje të grusht shtetit të dështuar në korrik të 2016-tës.
Njëzet e dy të dyshuar kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë, përfshirë kolumnistin 73-vjeçar Sahin Alpay.
“Nëse do të më kishte shkuar mendja që lëvizja Guleniste do të kishte një rol në përpjekjen për grusht shtet, kurrë nuk do kisha shkruar për gazetën Zaman”, citohet të ketë thënë ai para trupit gjykues.
Ministria turke e Drejtësise në korrik ka njoftuar se më shumë 50 mijë njerëz janë arrestuar. Në mesin e të arrestueve janë edhe 160 gazetarë./arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...