Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo duhet të shkarkohet.
“Shkarkimi i Rikallos nuk është dënim ose paragjykim për të, shkarkimi i tij do t’i hapte rrugë drejtësisë që t’i merrte seriozisht ankesat dhe deklaratat”, tha Selimi.
“Mjafton fakti, edhe sikur askë të mos e kesh maltretuar, sikur të mos kesh rrahur askë, do të mjaftonte vetëm që të ishte pjesë e uniformave të Millosheviqit në Kosovë. Nuk po them ta dërgojmë në burg pa fakte, po them t’i hapim rrugë drejtësisë”, theksoi ai për Klan Kosovën.
Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se ai është i prirë t’i besojë deklaratave të qytetarëve që e kanë akuzuar ministrin Rikallo se i ka maltretuar gjatë kohës së luftës
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë