Franca i bën thirrje Trumpit të bëj kujdes me Iranin

19:36 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Qeveria franceze do të shfrytëzojë takimet në OKB për të bindur Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, që të mos anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Franca ka paralajmëruar se kolapsi i kësaj marrëveshje do të shkaktonte një ‘spriale të riprodhimit’ në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i jashtëm francez, transmeton portali arbresh.info

Jean-Yves Le Drian tha se Irani është duke përmbushur kushtet e marrëveshjes së vitit 2015, marrëveshje e cila u nënshkrua gjatë administratës së Barack Obamës.

Mëgjithatë Trump ka pohuar se Terehani ka shkelur marrëveshjen.

“Është thelbësore të ruash dhe të parandalosh një mundësi të përhapjes që do të inkurajonte linja më të ashpëra në Iran për të përmbushur programin bërthamor”, tha ai para gazetarëve në New York.

Gjatë kësaj jave në takimin e OKB-së Trump do të bëjë fjalimin e tij të parë që nga marrja e postit si president i SHBA-ve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme