Gjocaj: Ende nuk dihen shkaqet e vdekjeve të dyshimta në QKUK

19:27 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, në një konferencë për media, për rastin e vdekjeve të dyshimta në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, ka thënë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.

“Sipas gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar të sigurt, as ne, as prokuroria, as mjekësia ligjore, për momentin janë vdekje të dyshimta. Është ngritur në opinion se janë vdekje dyshimta, Në analizat tona dyshimi kryesor ka qenë për gazin oksidull, nuk jemi sigurt as për këtë. Për hirë të së vërtetës, ai përdoret në gjitha institucionet e Republikës, privat dhe publik”, ka thënë Gjocaj.

“Gjithçka është e dyshimtë , sikur të kishim rezultatet ne, ose prokuroria ose inspektorët farmaceutik dhe shëndetësorë , nëse vërtetohet se gazi është fajtor, pro nuk kemi rezultate, kjo është dyshimtë. Pra, kjo nuk ka siguri, me të gjitha përfundimet grupeve profesionale në QKUK, në vazhdimësi me grupet punuese, ne si institucion jemi koordinuar me organet tjerë koordinuese. Konkluzion ose rekomandimi gjithëve ka qenë se kushdo që vërteton një shkakun të na njofton, të njëjtë do të bënim edhe ne”, shtoi Gjocaj.

Ai ka shtuar se të gjithë furnizimin me gaz nga kompania “Bubeari Comerc” janë ndërprerë në sektorin publik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme