Koreja Veriore: Sanksionet do na detyrojnë të punojmë më shumë në programin bërthamor

18:24 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Koreja Veriore ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione dhe presion do të thotë përshpejtim i prgramit bërthamor.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e shtetit komunist ka thënë se sanksionet e fundit të vendosura nga OKB janë ‘akti i tmerrshëm, joetik dhe e çnjerëzor’, transmeton portali arbresh.info

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë duke kryer ushtrime të përbashkëta ushtarake në Gadishullin Korean.

Koreja e Veriut do të jetë një çështje kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë kësaj jave.

“Masat në rritje të SHBA-veë dhe forcave të saj vasale për të imponuar sanksione dhe presione ndaj Republikës Popullore Demokratike të Koresë, do të rrisin ritmin tonë për të punuar drejt forcës bërthamore , thuhet në deklaratën e ministrisë, të publikuar nga agjensia e lajmeve KCNA.

Sanksionet e fundit erdhën si ndëshkim për vendin komunist pasi kreu testin e pestë bërthmor, megjithatë menjëherë pas vendosjes së masave, Koreja Veriore ka testuar një tjetër raketë balistike e cila përfundoi në ujrat japoneze.

Pas testimit të raketës së gjashtë tensionet mes regjimit komunist, vendeve fqinjë, përfshirë edhe Kinën dhe SHBA-ve janë rritur ndjeshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme