Policia speciale në Shtetet e Bashkuara i ka arrestuar dhjetëra persona, pas ditës së tretë të protestave në qytetin Sent Luis në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lirimit të ish-policit, i cili e ka vrarë një person zezak.
Demonstrata e djeshme filloi në mënyrë paqësore, por disa pjesëmarrës, që kishin mbetur pasi shumica e protestuesve të tjerë ishin larguar, kishin filluar t’i thenin dritaret dhe dëmtonin makinat.
Këto protesta filluan, pasi para tri ditësh, një gjyqtar vendosi që personi, Jason Stockley, i cili para tri vitesh ishte larguar nga policia në Sent Luis, nuk ishte fajtor për vrasjen e personit, Anthony Lamar Smith, në vitin 2011.
Ish-polici Stokley e kishte qëlluar pesë herë Smithin me armë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të madhe për shkak të dyshimeve për drogë.
Kamera në automobilin e policisë e ka xhiruar zotin Stokley duke thënë, pak kohë para të shtënave, se ai do “ta vrante” Smithin.
Prokurorët thanë se Stockley e kishte lënë armën në automobilin e të ndjerit Smith pas të shtënave.
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të p...