Alves shpjegon polemikat e Neymar dhe Cavanit (Video)

17:56 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Fitorja e Paris Saint Germain kundër Lyonit nuk shkoi siç duhet për ekipin e Unai Emery.

Fajtori kryesor për disa ngjarje “turpruese” i kishte Edison Cavani, ky i fundit pati polemika dy herë me Neymarin dhe Alvesin, për ta marr përsipër goditjen e gjuajtjes së lirë dhe penalltisë.

Për këtë ngjarje ka folur ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves i cili kishte një moment interesant me dyshen sulmuese.

“Unë mora topin dhe doja ta godisja, pasi kam shënuar gola të mahnitshëm nga ajo pozitë. Në atë moment unë doja ta merrja përgjegjësin, por pastaj erdhi Neymar dhe kapi topin për ta godit, atë qastë u mbyll gjithçka. Çështja e ekipit është më e rëndësishme se çdo individ”, ka thënë Alves për “AS”.

Skuadra e PSG-së edhe pse e pati shumë të vështirë, arriti t’i siguroj tre pikë duke mposhtur 2 me 0 Lyonin.

https://www.youtube.com/watch?v=jR94VB9prGw

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme