Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të vazhdojë të përkrah projektet zhvillimore në Kosovë. Kështu ka deklaruar Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, në takimin që zhvilloi sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka.
Sipas njoftimit, ministri Lluka informoi drejtuesit e FMN-së me orientimet e MZHE gjatë këtij mandati, me ç’rast ritheksoi se energjia, respektivisht siguria e furnizimi tdhe projektet rajonale të energjisë do të jenë ndër prioritetet kryesore.
Kreu i MZHE-së dhe shefi i Misionit të FMN-së diskutuan edhe për ecurinë eprojektit të TC Kosova e Re, ku sipas njoftimit ata vlerësuan se realizimi i tij do të ndikonte direkt në stabilitetin e furnizimit me energji, hapjen e vendeve të punës, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Lluka ka falënderuar FMN për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke renditur atë ndër partnerët kryesorë financiar ndërkombëtarë të Qeverisë së Kosovës.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...