Google ADS

Durrës: Sekuestrohen 12 kg kanabis, në pranga 35-vjeçari

15:58 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03: 00 të mëngjesit të sotëm në Sektor Rinia.

Shtetasi me inicialet B.D. 35 vjeç dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë kqyryr vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme