Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndëshkuar nxënësit të cilët dyshohet se kanë përdorur telefonin gjatë kohës kur po mbahej pjesa e parë e testit të maturës.
Kaltrina Haziri nxënëse e Gjimnazit Eqrem Çabej në Vushtrri, pikërisht në ditën kur po mbahej pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore, mësoi se nuk ka të drejtë t’i nënshtrohet testit.
Kjo sepse sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASHT) kishte përdorur telefonin gjatë kohës kur po mbahej pjesa e parë e testit të maturës.
Pas mbajtjes së pjesës së parë të testit, MASHT pati identifikuar rreth 70 maturantë, të cilët dyshohet të kenë komunikuar në rrjetet sociale, ku një prej tyre rezulton të jetë edhe Kaltrina Haziri nga komuna e Vushtrrisë.
Sipas ditarit të shkollës, Kaltrina Haziri është nxënëse e shkëlqyer.
Mirëpo, pasi i është nënshtruar pjesës së parë të testit në qendrën e testimit “Ali Kelemndi” në Vushtrri, ajo mohon të ketë pasur telefon me vete atë ditë kur është mbajtur pjesa e parë e provimit të maturës.
Ajo tregon e shqetësuar se personi i cili u kishte thirr emrat e nxënësve për të hyrë në klasë, asaj i kishte thënë se në bazë të një vendimi të ministrisë nuk keni të drejtë të i nënshtroheni testit, për arsye të përdorimit të telefonit gjatë pjesës së parë të testit.
Ajo madje thekson se nuk ka fare telefon.
“Mua më akuzuan me faktin se kam fotografuar testin e maturës dhe e kam shpërndarë në Facebook. Mirëpo, unë pikë së pari nuk kam telefon hiç. E di se ndoshta është e pabesueshme në këtë shekull që po jetojmë, mirëpo është shumë e vërtetë. Unë nuk kam pasur hiç telefon, e lëre më me fotografuar”, rrëfen ajo.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Vushtrrisë, Musaj Tërbunja u shpreh se një ditë para se të mbahej testi në ora 16:00, pranon informatën nga MASHT-i, se pesë nxënës nga kjo komunë nuk kanë të drejtë t’i nënshtrohen pjesës së dytë të testit.
“Në bazë të një shkrese që na ka ardhur nga Ministria e Arsimit me datën 19 qershor, ne kemi qenë të obliguar që ta zbatojmë vendimin e Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, që pesë nxënës të komunës së Vushtrrisë të cilët sipas komisionit kanë qenë përdorues të internetit gjatë pjesës së parë të testit të maturës”, tha Tërbunja.
Kryetari i Komisionit të Provimit të Maturës Shtetërore, Azem Guri tha se MASHT-i ka shpërndarë njoftimet me shkrim për komunat me ç’rast drejtoritë komunale të arsimit përmes drejtorëve të shkollave kanë qenë të obliguar t’i komunikojnë këtë vendim, nxënësve të tyre.
“Arsye pse, për shkak se ne disponojmë një material i cili flet shumë qartë për komunikimin e tyre në rrjetet sociale këtë rast në Facebook. Me ç’rast këta kanë këmbyer përgjigjet, dhe kanë komunikuar edhe me persona të tjerë”, shtoi Guri.
Guri tregoi edhe për shqyrtimin e ankesave të nxënësve të cilët dyshohet të ketë pasur qasje në rrjete sociale gjatë mbajtjes së pjesës së parë të testit të maturës.
“Nëse rezulton që rastet e tilla që janë shumë pak në numër kontestuese, rezulton të mos jenë të është bërë ndonjë gabim që unë nuk konsideroj, por nuk përjashtohet edhe kjo mundësi atëherë do t’i pranohet afati i qershorit, domethënë si rezultat”, deklaroi Guri.
Kaltrina e cila në klasën e dymbëdhjetë të shkollës së mesme ishte shpallur nxënësja më e shkëlqyer e klasës, shpreson që sipas saj të triumfoj drejtësia. Ajo ka bërë ankesë në Ministri të Arsimit dhe është në pritje të rezultateve pas shqyrtimit të ankesës së saj nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës 2015.
“Unë kam me kërkua që le t’i kërkojnë edhe ata nëpër postë se nuk kam numër tim të telefonit, se nuk kam telefon hiq. Dhe besoj që ata janë profesionistë dhe nuk lejojnë që të bëhet një gabim te kjo gjë, dhe do të marrin masa”, shtoi Kaltrina.
Në komunën e Vushtrrisë rreth 1400 maturantë i janë nënshtruar testi të Maturës Shtetërore, në tetë qendra të testimit. /Kallxo.com/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë