Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në fuqi masën e paraburgimit për të pandehurin XH.K, I cili akuzohet për vrasje të rëndë.
I pandehuri dyshohet se e ka privuar nga jeta vajzën e tij të porsalindur.
Ai është shqiptar nga Maqedonia me banim në komunën e Vitisë.
Lexo komunikatën nga Gjykata:
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, për të pandehurin Xh.K. Në këtë mënyrë, kolegji penal e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 30.08.2017.
Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur.
Gjykata e Apelit, vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore, për të cilën ia ka caktuar paraburgimin të pandehurit, konform dispozitës se nenit 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...