Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar me kandidatët për kryetarë komunash si dhe kandidatët për Asamble Komunale.
Në këtë takim janë të pranishëm 28 kandidatë për kryetar komunash dhe mbi 900 kandidatë që pretendojnë të jenë asamblistë, shkruan arbresh.info
Mustafa është shprehur i bindur në fitoren me 22 tetor, kur edhe mbahen zgjedhjet lokale.
“Unë jam shumë i bindur se degët kanë vendosur në mënyrën më të mirë. Dhe jam I bindur që me 22 tetor, ne bashkërisht to të kremtojmë fitoren e LDK-së, dhe fitoret tona individuale si kryetarë të komunave dhe si këshilltarë të Kuvendeve Komunale”, është shprehur kryetari i LDK-së.
Më tej i pari i Lidhjes Demokratike ka vlerësuar se këto zgjedhje sa janë të rëndësishme për partinë e tij, janë edhe për Kosovën.
“Unë vlerësoj se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, aq sa janë të rëndësishme për LDK-në”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...