Ministri Tahiri paralajmëron hetimin e pasurisë së zyrtarëve publikë

11:07 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Ka filluar punëtoria dyditore e organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me temën “Menaxhimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ka thënë se duhet të shndërrojeni sinonim i BE-së që të krijojmë siguri. Ai ka paralajmëruar hetim të pasurisë së zyrtarëve publik, raporton Ekonomia Online.

“Në fillim të punës time kam filluar për planifikim ndryshimet, për ligjin i cili ndëshkon krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

“Do të krijojmë mekanizma efikas, do të krijojmë politika, të cilat do të mundësojnë që ajo pasuri kudo qoftë, qoftë te zyrtarë, qoftë te bizneset, që është e pajustifikueshme, t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Cezar Mihalchuk, Asistent Ligjore në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se konfiskimi nuk është i përmendur në marrëveshjen e MSA-së sepse është zëvendësuar me diçka tjetër.

“I mbështesin institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar përmes EULEX-it”, tha ai.

https://vimeo.com/234287250

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme