Një konak në Boge të Rugovës ka grumbulluar parinë e Kryeprokurorëve, Kryetarëve të Gjykatave dhe nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi. Kësaj parie i ka prirë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili shoqërohet në foto me nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi, njëherësh ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Parisë nuk i ka munguar as Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit në Prishtinë, Haxhi Dërguti, i njohur si personazh përmes aferës Pronto.
Aty shoqërohet edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj. Ky i fundit, e ka bërë publike këtë foto në profilin e tij në fb, të dielën në orët e pasditës, duke shënuar këtë ngjarje me fjalët “Me parinë e prokurorisë në Boge”.
Në foton e publikuar nga Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, shihet i shoqëruar kolegu i tij, prokurori Haxhi Sinani, njëherësh anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Parisë së sistemit prokurorial iu ka bashkangjitur edhe Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Në mesin e parisë gjithëpërfshirëse kanë zënë vend edhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha dhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Dërguti.
Ndeja e kësaj parie të dielën, sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka qenë një ndejë personale, e organizuar nga vet ai.
“Unë me Hajredinin njihem që sa vite, edhe me të tjerët. Unë i kam mbledhur të gjithë, pasi disa prej tyre nuk kanë qene asnjëherë në Rugovë. Ka qenë thjeshtë një ndejë personale, asgjë më shumë”, deklaroi kryeprokurori Kurmehaj.
Sipas kryeprokurorit Kurmehaj, fakti që aty ka qenë prezent edhe nënkryetari aktual i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk paraqet ndonjë konflikt interesi, pasi siç tha ai, aty nuk kanë biseduar asgjë lidhur me çështje të punës./ Betimipërdrejtësi/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...