Google ADS

Lady Gaga shtyn turin e Evropës për shkak të sëmundjes

10:21 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Lady Gaga ka shtyrë pjesën e turit në Evropë për shkak të dhimbjeve të mëdha nga fibromylagia.

Ylli i popit ka shkruar një postim të ndjeshëm në Twitter për fansat e saj, ku ka shpjeguar që ka nevojë për kohë për t’u ballafaquar me sëmundjen, transmeton portali arbresh.info

Ajo zbuloi sëmundjen e saj në dokumentarin e saj për Netflix, Gaga: Give Foot Two.

Të shoqëruar me një foto me tespihe ajo shkruan:

“Unë kam qenë gjithmonë e sinqertë në lidhje me vështirësitë e mia fizike dhe mendore, duke kërkuar vite për të arritur në fund të tyre. Është e komplikuar dhe e vështirë për t’u shpjeguar, dhe ne po përpiqemi ta kuptojmë”.

Ajo ishte akuzuar se po përdor sëmundjen vetëm për t’i bërë daljen turit muzikor./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme