Kuvendi i Maqedonisë sot diskuton për pagën minimale

09:37 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë, sot duhet ta vazhdojë seancën e 12-të, ku në rend dite janë propozim ligjet për pagën minimale, për të falimentuarit, për taksën radiodifuzive dhe Propozim-vendimi për konfirmim të numrit të nënkryetarëve të Parlamentit.

Para deputetëve janë edhe një sërë propozim ligjesh që pritet të votohen siç janë Ligji për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve, Propozim-ligji për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar, e dorëzuar nga shumica parlamentare.

Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në RM, Propozim ligji për përmbaruesit, Propozim-ligji për dhënie të bonove me vlerë-vauçerë, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së RM-së dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në BE dhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Parisit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme