Edhe pse nuk është e mundshme që të ndikojë njëqind për qind se a do të ngjizni djalë apo vajzë, shumica e prindërve konstatojnë që kanë pasur sukses, madje me ndihmën e këtyre metodave.
Shumicës së prindërve, natyrisht, gjëja më e rëndësishme është që fëmija të jetë gjallë dhe i shëndetshëm, pa marrë parasysh se i cilës gjini do të jetë.
Mirëpo, krahas këtyre gjërave të rëndësishme, shumica e tyre, megjithatë, dëshirojnë djalë apo vajzë.
Deri tani akoma nuk është gjetur metodë e sigurt e cila do të garantojë gjininë e caktuar të fëmijës, mirëpo ekzistojnë teknika të caktuara, të cilat, gjoja, në shumicën e rasteve shtojnë shanset. Juve ju takon që të provoni, transmeton Telegrafi.
Metoda e dr. Landrum Shettlesit
Kjo teknikë ka vlerë të caktuar shkencore, ndërkaq dr. Shettles thekson që është e suksesshme në më shumë se 80 për qind të rasteve nëse çiftet dëshirojnë djalë dhe në rreth 75 për qind të rasteve nëse dëshirojnë vajzë. Bazohet në caktimin e kohës së seksit në drejtim të ovulacionit.
Pra, ata të cilët dëshirojnë djalë duhet të planifikojnë seksin mu në ditën e ovulacionit, ndërsa ata të cilët dëshirojnë vajzë këtë duhet ta bëjnë 3–4 ditë para ovulacionit.
Shettles thekson që metoda e tij është e saktë, sepse qelizat seksuale të cilat bartin kromozomin X rezultojnë me lindje të vajzës, është më e madhe dhe lëviz më ngadalë, mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y (mashkullor), i cili është më i vogël, më i shpejtë dhe jeton më pak.
Ndikimi i ushqimit
Kjo metodë në shumicën e rasteve merr kritika pozitive nga çiftet që sapo janë bërë prindër dhe bazohet në besimin që ushqimi i nënës së ardhshme ndikon në gjininë e fëmijës, sepse ndryshon vlerën pH të traktit reproduktiv.
Kromozomet (mashkullore) Y më së miri “kanë sukses” në ambientin alkal, ndërsa kromozomet (femërore) X më shumë e duan ambientin e thartë.
Kështu, nëse çifti dëshiron djalë, nëna duhet të hajë shumë mish, vezë, dhe në përgjithësi ushqime të pasura me proteina. Për vajzë, është i mirë ushqimi i pasur me kalcium – andaj femra duhet të pijë shumë qumësht, por edhe të hajë mish peshku, sallatë të gjelbër…
Sipas hulumtimeve, kjo metodë është e suksesshme në rreth 80 për qind të rasteve.
Metoda 0 + 12
Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila i ka lindur gjashtë djem dhe vitet i ka kaluar duke shpresuar të lindë vajzë.
Pasi që ka provuar metoda të shumta, ka vendosur të provojë seksin saktësisht 12 orë pas ovulacionit, të cilin e ka matur me shirita të vegjël, të cilët mund të blihen në barnatore. Ka pasur sukses dhe pas vetëm një marrëdhënieje ka lindur vajzë.
Me kalimin e viteve, kjo metodë është treguar 70 për qind e saktë.
Poza e vërtetë e seksit
Gjithashtu bazohet në lëvizje të shpejtë të spermatozoideve mashkullore dhe në lëvizje të ngadaltë të atyre femërore.
Thartira e vagjinës rrezikon ngjizjen e djalit, andaj ata të cilët dëshirojnë që bebja të jetë mashkull duhet të përdorin gjatë ovulacionit pozat të cilat mundësojnë penetrim të thellë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...