Nëse keni qindra miq në Facebook, mund të duket se jeni një person shumë i njohur, por njëkohësisht kjo edhe mund të shkaktojë sëmundje te ju.
Hulumtuesit nga Universiteti Regis në Kolorado zbuluan se njerëzit që kanë më shumë miq në Facebook në përgjithësi kanë shëndet më të dobët dhe janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve respiratore të traktit të frymëmarrjes së sipërme.
Rreziku i infektimit është më i lartë në mesin e njerëzve që janë të shqetësuar, vetëm për shkak të Facebookut. Kjo mund të thotë se ata janë të shqetësuar për shkak se dikush nuk i është përgjigjur komentit ose mesazhit të tyre, ose nëse nuk e kanë pranuar kërkesën e tyre për miqësi.
Përdoruesit që vuajnë nga ky lloj ankthi shumë herë në ditë po investojnë në Facebook. Ankthi shoqërohet me rënien e imunitetit dhe shëndet të dobët.
Hulumtimi është botuar në revistën Computer Human Behavior dhe ai është kryer në 89 studentë, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth shëndetit të tyre dhe zakoneve të Facebook.
Pjesëmarrësit u ndoqën për 10 javë dhe regjistruan çdo infeksion respirator. Ata arritën në përfundimin se ankthi i shoqëruar me Facebook ka shkaktuar një numër më të madh të infeksioneve dhe ata me më shumë miq të Facebook kanë raportuar më shumë ankth dhe më shumë stres, si dhe më shumë infeksione.
Ndryshe, ky nuk është studimi i parë që ka treguar se Facebook nuk është i mirë për shëndetin.
Përkatësisht, hulumtimet e mëparshme kanë konfirmuar se qëndrimi i gjatë në Facebook ju bën të ndiheni më keq, pasi ju ndjeheni sikur po e humbni jetën tuaj, përcjell ksp.
Hulumtimet e tilla sugjerojnë një trend në rritje të hulumtimeve që sugjerojnë se përdorimi i Facebook mund të nxjerrë në pah ndjenjat e depresionit, vetmisë dhe xhelozisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...