Vrasësi i Aulon Zekës, djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës (Foto)

23:42 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Indeksonline gjatë ditës së sotme ka raportuar se i dyshuari për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zekës, është Guxim Hadri, një i mitur i cili nuk jetonte në Kosovë.

Në mbrëmje Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë të mitur.

Sipas burimeve të Indeksonline, Guxim Hadri, i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i ish-drejtori të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri.

Duhet përkujtuar që sipas informatave që posedon Indeksonline, motivi i vrasjes së 16 vjeçarit kishte të bënte me një lidhje dashurie.

Viktima e këtij rasti është varrosur gjatë pasdites së sotme në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku shumë njerëz ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

ooo_1505680945-4164910 screenshot_9

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme