Mund të ketë shumë gra që kanë menduar se humbja e peshës do t’i bënte ato më të lumtura.
Nëse vetëm do i heqim disa kile, do të ishim më të sigurt, do të ishim më mirë, dhe më të shëndetshëm.
Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, dhe këtë e dëshmon një modele e cila është munduar të jetë mjaft e dobët për të qenë modele.
KhrystyAna ka rrëfyer se si në vitin 2013 ajo ishte mjaftë e zënë duke mbajtur dieta në mënyrë që të jetë aq e dobët sa për t’u bërë modele, transmeton Indeksonline.
“Teknikisht unë kurrë nuk jam dobësuar aq shumë sa nevojitet për të qenë modele”, ka shkruar ajo.
“Edhe atë kohë me gjithë vuajtjen dietike dhe orët e përditshme në palestër, isha mjaft “e trash” sa nuk mundesha të bëhesha modele ashtu siç ëndërroja.
“A isha e lumtur? Absolutisht jo. Unë nuk u kujdesa për lumturinë time, as për shëndetin mendor. Kam gjetur veten në depresion duke kaluar nëpër krizën e identitetit. Kam fituar më shumë peshë, urreja veten çdo herë e më shumë, derisa nuk pata më energji brenda vetës”, ka shtuar ajo.
Në fund ajo gjeti vetën duke vuajtur nga lodhja e rëndë.
Por arritja në këtë fazë në të vërtetë rezultoi në rivlerësimin se sa e rëndësishme ishte lumturia.
“Më nuk kisha paragjykime për vetën. Pse? Pse duhet ta shkatërrojmë vetën? Për karrierën? Miratimet e prindërve? Për romancë? Ose famë? Besoni më shumë në vetvete dhe besoni se meritoni gjithë dashurin tuaj më shumë se dobësimin”, ka shkruar më tej ajo.
“Çështja është se humbja e peshës nuk siguron lumturinë, lehtësimin ose ndjenjën e arritjeve”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...