Google ADS

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

17:49 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Kosova ditët e ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar.

Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme