Përpjekja ka dhënë rezultat tek kavjet e nëse arrin të zbatohet tek njerëzit, do të ndihmojë të miturit në mbarë botën. Ekipi i kërkuesve të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets ka arritur të krijojë një lloj të ri mikrogrimce që mund të kombinojë çdo gjë në një shpim të vetëm. Grimcat duken si filxhanë kafeje në miniaturë, të mbushura me materialin e vaksinës e më pas, të mbyllura me një lloj kapaku.
Ato janë krijuar në mënyrë të tillë që të çahen në kohën e duhur duke e lëshuar atëherë kur duhet përmbajtjen e vet. Testet tregojnë se kjo ka ndodhur saktësisht në ditën e 9, të 20 dhe të 41 pas injektimit tek kavjet. Janë krijuar gjithashtu edhe grimca që zgjasin qindra ditë.
Teknologjia nuk është testuar ende tek pacientët. Vlera e saj do të ishte, sipas studiuesve, veçanërisht e madhe në vendet në zhvillim, ku jo të gjithë mund t`i nënshtrohen rregullisht programeve rutinë të imunizimi
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...