Jeni duke kërkuar për mënyra se si ta shmangni depresionin pas ndarjes?
Pasi që jeni ndarë nga një lidhje për të cilën keni menduar se do të zgjaste përgjithmonë, çfarë do të bëni tutje? Nuk do të jetë aspak e lehtë, por duke i kushtuar vëmendje vetes tuaj, mund të kaloni mes përmes kësaj situate të vështirë dhe të dilni të buzëqeshur dhe të lumtur. Në vijim ju sjellim disa këshilla për të shmangur depresionin pas ndarjes. Përcillni këto ide, secila prej tyre do t’ju dërgojë drejt një shtegu më ët mirë
Shmangni kontaktin me ish-in
Një nga mënyrat më të mira për të shmangur depresionin pas ndarjes nga një lidhje është të rrini sa më larg ish të dashurit tuaj. Nganjëherë kjo nuk mund të jetë e mundshme dhe nuk mund ta shmangni pasi që ju të dy mund të keni rrethin e njëjtë shoqëror apo punën në të njëjtin vend, por duke minimizuar kontaktin me të do t’ju ofrohet e gjithë hapësira për të cilën keni nevojë. Provoni t’i ktheheni jetës që e kishin dikur, para se ai mos të ishte aty. Po ashtu, shmangni të gjitha vendet në të cilat edhe ai mundet të jetë i pranishëm aty.
Hiqeni veten nga gjërat që jua përkujton atë
Fshini listën e këngëve që e keni bërë së bashku me të, qoftë gjatë ditëlindjes apo edhe ndonjë dhuratë që e keni bërë për festat e fundvitit. Nuk do të kesh nevojë për ato dhurata tani, sepse ato vetëm do t’jua kujtojnë atë dhe do ta bëjnë edhe më të vështirë ndarjen.
Kaloni më shumë kohë me miqtë
“Help Guide” ju rekomandon që të rrethoheni me njerëzit që vërtet kujdesen për ju. E di, ata miqtë që me dhjetëra herë ju kishin thënë se ai nuk është i duhuri për juve dhe as më i miri për juve. Tani kthehu dhe kalo sa më shumë kohë bashkë me ta.
Bëni diçka që ju pëlqen
Shkoni në ndonjë park që ai kurrë nuk do të shkonte sepse atij nuk i pëlqente të shkonte jashtë, shkoni shikoni atë film të cilin ai kurrë nuk do ta shikonte. Bota është e jotja, kënaqu.
Eksploroni interesa të reja
A ka diçka që gjithmonë keni dashur ta bëni, por se kurrë nuk keni pasur kohë për ta bërë? Bëjeni tani. Duke dalë dhe duke bërë gjëra, do t’jua tërheqin vëmendjen. Po ashtu, kënaqu duke tentuar të bëni diçka të re.
Bëni miq të rinj
Mësoni gjëra të reja dhe takoni njerëz të rinj. Do të jetë freskuese që të ndiheni se jeni pjesë e diçkaje. Bëhuni pjesë e një klubi, bëhu vullnetare…
Zgjidhni të jetoni shëndetshëm
Shtroni, flini dhe hani, sepse duhet të kujdeseni për veten tuaj.
Vetëm provoni ta shmangni ushqimin kur jeni nën stres.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani