Avionët dhe mjetet ushtarake amerikane kanë mbërritur në Poloni në të njëjtën kohë kur Rusia filloi stërvitjet ushtarake në kufirin e saj perëndimor, duke u ‘shpallur’ kështu nga mediat ndërkombëtare si “lojëra të mëdha lufte”.
Edhe pse ushtria amerikane zbarkon shpesh në Poloni, është hera e parë që mjetet kanë mbërritur drejtpërdrejt nga deti, raporton “The Independent”
Kjo hyrje e bujshme e ushtrisë amerikane erdhi pasi ish armiku i saj Luftës së Ftohtë filloi stërvitjet ushtarake njëditore, të quajtur “Zapad 2017. Ata janë ushtrime të përbashkëta me aleatin e saj besnik, Bjellorusinë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Ushtarët dhe pajisjet po zëvendësojnë Ekipin e tretë të Armatosur të ushtrisë, i cili që ka qenë në Evropë për nëntë muaj, shkruan syri.net. Zëvendësimi është pjesë e asaj që ushtria amerikane e quan një rotacion të vazhdueshëm për të mbajtur një brigadë të blinduar amerikane në Evropë.
Ndërkohë Rusia ka filluar “lojërat e luftës” më të mëdha në vitet e fundit, në tokë, ajër dhe det, në kufi me vendet më të vogla dhe më të dobëta të NATO-s. Jo më pak se 12,000 trupa, 70 avionë luftarakë, 250 tanke dhe 10 anije luftarake janë planifikuar zyrtarisht për të bërë simulime lufte nga 14 shtatori në 20 shtator në Bjellorusi dhe Rusi, si dhe në detet Balltik dhe Barents.
Syërvitja e koduar me emrin “Zapad 2017”, një përpjekje e përbashkët midis ushtarëve rusë dhe bjellorusë, përfshin disa prej armatimeve më të fundit ruse.
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...
“Alamet djali” – vajzat me mendjen te Atilla, ish-bashkëshor...
Presidencialet në SHBA/ Trump fiton edhe në Michigan