Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka rrëfyer për herë të parë për përfshirjen direket të shtetit shqiptar në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë.
Majko ka treguar se publiku shqiptarë asnjëherë nuk është njoftuar se në kufirin midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë se atëhershme ka pasur përplasje.
Serbët, ka thënë se kanë provuar të hynë në territorin shqiptar, por aty i kanë lënë kockat.
“Ne nuk e kemi njoftuar asnjëherë publikun shqiptar qe kishte në kufirin midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë se atëhershme ka pasur përplasje të natyrave qe kemi lëvizur bindet dhe tanket në drejtim të kufirit. Serbët kanë provuar të hynë në territorin e Shqipërisë, por kanë lënë kockat. Ne nuk kemi hyrë në territor jugosllav. Kukësi, Hasi dhe Tropojës, historia e këtij vendi nuk ka si t’ia kthej këtë borxh”, ka thënë Majko në emisionin ‘Opinion’, transmeton ‘Indeksonline’.
Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu ka zbuluar se tanket shqiptare në atë kohë komandoheshin nga zv/ministri i Mbrojtjes se Kosovës, Fatmir Limaj.
Por, Majko për këtë fakt ka thënë se nuk ishte histori qe diskutohej midis shqiptarëve të Kosovës dhe ushtrisë serbe.
Majko, ka hezituar të përgjigjet, nëse ka pasur trupa të elitës britanike qe kanë luftuar në thellësi të territorit të Kosovës.
“Nuk kam asnjë koment dhe nuk përgjigjem”, ka thënë Majko.
Zyrtari i lartë i shtetit shqiptarë ka thënë se trupat e UÇK-së, kanë qenë vet elita, duke shtuar se një pjesë e tyre janë stërvitur në Shqipëri.
Krejt në fund ka bërë me dije se shteti shqiptarë ka pajisur me armatim UÇK-në kundrejt shumës zero, pra falas.
Fatmir Limaj në luftë ishte i njohur me nofkën “Çeliku”.
Aktualisht Limaj drejton Nismën për Kosovën dhe mban postin e zv/kryeministrit në qeverinë Haradinaj.
https://www.facebook.com/shqiperia.ime.900/videos/1715465578749062/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...