Eksperti për çështje të sigurisë në Kosovë, Burim Ramadani ka treguar se siguria publike në vend nuk po funksionon aq sa duhet. Për këtë ai ka jep një version që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse.
Ramadani përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa nga veprimet që duhet pasur Kosova për të pasur sukses në siguri publike. Ndër to ka thënë se janë, kamerat në qyte, polici i lagjes,largimi i armëve ilegale nga duart e qytetarëve, si dhe një strategji gjithëpërfshirëse ndërmjet nivelit qendror dhe atj lokal, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Kamerat në qytet, polici i lagjes, rritja e bashkëpunimit të komunitetit me Policinë, largimi i armëve ilegale nga duart e qytetarëve, luftimi i narkotikëve sidomos nga gjeneratat e reja, ndriqimi publik, sikurse edhe një Strategji gjithëpërfshirëse për Sigurinë Publike janë veprime që duhet ndëmarrë në partneritet midis nivelit qendror dhe lokal të pushtetit.
Kjo do të shërbente rritjes së nivelit të sigurisë.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...