Google ADS

Ndërhyrja brutale, dhe mjeku profesionist që ia shpëtoi jetën gjermanit

11:19 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Stuttgarti fitoi ndeshjen e dytë në shtëpi në një fitore 1 me 0 ndaj Wolfsburg. Por, gëzimi i kësaj fitoreje ka qenë i kufizuar.

Kapiteni Christian Gentner është lënduar rëndë pas një përballje brutale me portierin e Wolfsburgut, Koen Casteels (25 vjeç).

32-vjeçari pritet që t’i mungoj skuadrës gjermane për disa javë, por për fat të mirë gjendja e tij është e përmirësueshme.

Trajneri i Stutggart, Hannes Wolf i cili vrapoi menjëherë në fushë tha: “Minutat pas kësaj ishin dramatike. Ishim shumë të frikësuar për dëmin që ndodhi në fushë”.

Edhe pse gjyqtari i ndeshjes nuk e ndërpreu lojën, doktori i ekipit Raymond Best vrapoi me shpejtësi të madhe duka ia shpëtuar jetën lojtarit gjerman. Ai ia tërhiqi në mënyrë profesionale qafën, dhe kështu shpëtoi një jetë.

Drejtori sportiv, Michael Reschke falënderon doktorin, dhe uron që futbollisti të bëhet sa më mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme