Pastrimi i të gjitha stacioneve të autobusëve dhe vendosja e informacioneve për linjën e autobusëve, hartën dhe orarin e funksionimit. Kjo ka qenë kërkesa e një banori për Komunë e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës është duke e hartuar projektin për mobilitetin dhe riorganizimin e transportit publik te udhëtarëve, ky projekt ka filluar që disa vite. Para se bëhet një organizim i detajuar i transportit publik, qytetarët po kërkojnë që në stacionet e autobusëve të shohin ndonjë hartë të autobusëve, ngase Komuna e Prishtinës po ndërron linjat shumë shpesh.
Të pa informuar me linjat, qytetarët pyes njëri tjetrin në stacion për vajtje ardhjet e autobusëve. Një shqetësim ne emër të banorëve e ka drejtuar në Komunën e Prishtinës edhe qytetarja Njomza Dragusha që banon në Tophane, shkruan lajmi.net.
“Në rrugën ‘Ilir Konushevci’ apo më saktësisht në stacionin e autobusëve ekziston një ndotje e madhe me mbeturina, po ashtu të katër muret e stacionit te autobusit janë të vendosura njoftime për persona të vdekur me lajmërime të varrimit të tyre. Ku në rast se të përdoren ato mure për informacione të linjave të autobusëve dhe orarit te funksionimit të tyre ne si qytetar duhet të pysim njëri tjetrin për linjat që qarkullojnë në atë stacion dhe orarin e funksionimit. Ky problem nuk është i vetmi në këtë lagje apo rrugë, por çdo stacion tjetër i autobusëve në Prishtinë e ka të njëjtën gjendje”, e ka drejtuar kërkesën e saj Dragusha në Platformën digjitale ku ka adresuar edhe disa fotografi që pasqyrojnë gjendjen e stacioneve.
“Po ashtu në shumicën (apo në të gjitha) katundet e komunës së Prishtinës nuk ka fare stacion, dhe udhëtarët presin në shi dhe borë. Investimi i mundshëm në këtë aspekt është i mjftushëm me shumën krahasuese që komuna i ka ndarë projektit “Arti në Hapësira Publike” në vitin 2015 dhe i cili nuk është shpenzuar asnjëherë. Nëse nuk kemi art në hapësira publike, së paku të kemi stacione të autobusëve të pastër dhe në të gjitha lokacionet e nevojshme, me informacionet e nevojshme. Çdo justifikim i juaji buxhetor nuk i jep arsye mos intervenimit në këto probleme konkret dhe të thjeshta. Po ashtu, kjo kërkesë e imja dua të shqyrtohet në afatin e njëjtë kohor me të cilin shqyrtohet kërkesat e adresuara në sportele te drejtorive përkatëse, dhe pres përgjigje apo intervim nga ju brenda afatit kohor prej 45 ditë”, e ka përfunduar ajo ankesë-kërkesën e saj.
Ndërkaq, zyrtari i Komunës së Prishtinës, Xhemile Gashi, ka thënë se Komuna është duke punuar në këtë plan.
“Komuna e Prishtinës është duke e hartuar projektin për mobilitetin dhe riorganizimin e transportit publik te udhëtarëve, ku ne kuadër te këtij projekti është planifikuar qe te behet rregullimi i stacioneve për ndalje te autobusëve ne zonën e qytetit si dhe ne linjat rurale. Sipas planit është e parapare që të gjitha vend ndaljet te pajisen me informatat e nevojshme për linjat dhe oraret për nisjet e autobusëve. Këto do te jene sipas standardeve qe përmbushin nevojat për udhëtare për informacione dhe pritjen e autobusëve. Te gjitha këto do te rregullohen sipas projektit për mobilitet dhe transport me procedura te rregullta për caktimin e operatorit qe do te beje mirëmbajtjen dhe rregullimin e stacioneve për autobus”, thuhet në përgjigjen e Gashit për Dragushen, që ka lënë të nënkuptohet se kjo punë nuk do të kryhet edhe disa muaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...