Instituti i Kosovës për Drejtësi ka propozuar muajin e kaluar që në Kosovë të formohen një Prokurori dhe Gjykatë Speciale enkas për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ideja e IKD-së është që stafi i këtyre organeve të drejtësisë të jetë i përzgjedhur nga ndërkombëtarët në mënyrë që mos të ketë ndikim politik.
Drejtori i këtij Instituti, Betim Musliu ka thënë për arbresh.info se ideja tashmë gjendet në uebsajtin e Institutit dhe se pas analizimit të saj shumë akterë kanë filluar të hapin debat për këtë.
“Ambasadori britanik është dal publikisht dhe e ka përkrahë idenë dhe tani jemi në fazën e avokimit”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë do të bëjnë për ta quar në realizimin idenë e tyre, Musliu ka shpjeguar se deri tash kanë pritur formimin e institucioneve.
“Kemi prit që të formohen institucionet në mënyrë që të shkojmë te secili prej kompetentëve në takim dhe t’ua prezantojmë më konkretisht idenë të cilën veç e kemi shkruar”, ka thënë ai.
Musliu po ashtu ka treguar se për këtë propozim do të njoftohen edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Mandej do t’ju shkruajmë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës në mënyrë që ata ta hapin debatin për krijimin e kësaj Gjykate dhe Prokurorie”, ka përfunduar ai.
Njohësit e çështjeve ligjore krijimin e një Prokurorie Speciale dhe Gjykate Speciale për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e shohin të domosdoshme pasi që, sipas tyre, specializimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të sillte një sukses të madh në drejtësinë e Kosovës.
Avokati Tahir Rrecaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se institucionet e vendit janë vonuar për krijimin e Gjykatës Speciale derisa sipas tij, ekziston Prokuroria Speciale.
“Konsideroj që janë vonuar institucionet për formimin e institucioneve të Gjykatës Speciale, fakti që ekziston Prokuroria Speciale, duhet të ekzistoj edhe një Gjykatë Speciale. Patjetër gjithë ato fakte që janë kompetencë e Prokurorisë Speciale duhet të gjykohen nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai.
Rrecaj ka treguar se ka kërkuar disa herë që të krijohet Gjykata dhe Prokuroria Speciale por që sipas tij kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.
“Kjo është një kërkesë që unë shumë herët e kam paraqitur dhe kam insistuar mirëpo ka ra në vesh të shurdhër, por duhet patjetër të bëhet”, ka treguar ai.
Ai ka thënë se krijimi i këtyre dy institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të ketë sukses të madh në drejtësinë e Kosovës, pasi që sipas tij gjyqtarët dhe prokurorët do të specializohen me vepra të caktuara penale.
“Po me siguri se do të luftohet më me sukses për shkak se do të specializohen edhe gjyqtarët edhe prokurorët me vepra të caktuara penale, përndryshe nëse këto raste nga Gjykata Themelore ose në qoftë se nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët janë të stërngarkuar me punë tjera, edhe hetimi i rasteve edhe kërkimi i rasteve nuk është në nivel të duhur dhe praktikisht shumica e rasteve po dështojnë. Prandaj ju është shumë e domosdoshme sepse edhe kushtet do t’i kemi më të veçanta do të specializohen dhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë ai.
I pyetur se a do të jenë të ndikuar gjyqtarët dhe prokurorët e këtyre institucioneve, Rrecaj ka thënë se kjo varet se sa ata e ruajnë pavarësinë dhe integritetin e tyre.
“Ajo është çështje individuale se sa prokurorët janë në gjendje t’i rezistojnë presioneve politike, se sa do ta ruajnë integritetin e vetë dhe pavarësinë. Nëse gjyqtarët dhe prokurorët e ruajnë pavarësinë, absolutisht që po. Po nisem nga vetja ime, 36 vite kam qenë pjesë gjyqësore por kurrë s’kam qenë i ndikuar nga askush, as në kohën e komunizmit, as në kohën e UNMIK-ut dhe as të EULEX-it e as të institucioneve tjera”, ka përfunduar Rrecaj.
IKD ka propozuar që mandati i këtyre dy institucioneve të jetë i kufizuar dhe stafi i tyre të përzgjedhet nga ndërkombëtarët në mënyrë që mos ketë aspak ndikim vendas.
Sipas këtij Instituti, i gjithë procesi i rekrutimit të prokurorëve, të policëve gjyqësorë dhe policëve hetues nuk do të duhej të kishte fare lidhje me Policinë e Kosovës e cila, sipas tij, në mënyrë të tërthortë është e ndikuar nga politika./ /R.R/arbresh.info/
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...