Gati një javë para zgjedhjeve të Bundestagut, kandidati për kancelar i SPD-së, Martin Schulz ka shprehur kritika të forta kundër presidentit turk, Erdogan.
Në intervistë me kryeredaktoren e Deutsche Welles, Ines Pohl dhe moderatorin, Jafaar Abdul Karim ai u shpreh për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. “Po qe se ju fluturoni nesër në Turqi për të bërë një kronikë, unë nuk mund t’iu garantoj, se nuk përfundoni në burg” “, tha kreu socialdemokrat në adresë të gazetarëve, duke theksuar se kjo bie tërësisht ndesh me parimet e BE.
Ka pak kuptim për momentin të flitet me presidentin Erdogan, tha ai. Schulz është shprehur disa herë për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit me qeverinë në Ankara. Në rast nevoje ai u shpreh për DW, se do të dorëzonte edhe bashkëpunimin me Turqinë për refugjatët. “Sidoqoftë nuk do të bie në gjunjë para Erdoganit. Nuk duhet të lejosh të të bëhet presion.”
Pro ligjeve europiane për imigrimin
Schulz bëri të qartë se, në rast se ai bëhet kancelar do të bisedojë më vendet e BE që refuzojnë të pranojnë refugjatë. Kandidati për kancelar kërcënoi Hungarinë hapur me ristrukturime të buxheteve të BE. 700 miliardë euro në BE janë për t’u ristrukturuar në vitet e adhshme. “Solidariteti është parim, tek financimi, por edhe tek pranimi i refugjatëve.” Schulz bëri fjalë për një ligj europian për imigrimin me kontigjente të caktuara apo kuota. E drejta e azilit në këtë kontekst nuk preket. Ai foli se me shtetet afrikane, edhe ato jodemokratike është e nevojshme të bashkëpunohet, për të reduktuar fluksin e refugjatëve drejt Europës. Por nën kontrollin e me pjesëmarrjen e organizatave ndërkombëtare.
“Merkel menaxhon vetëm gjendjen”
Pak ditë para zgjedhjeve, Schulz qëndron në sondazhe shumë pikë pas kancelares Merkel. Por kandidati socialdemokrat nuk do të dorëzohet. Ai sulmoi drejtpërdrejt Merkelin. “Angela Merkel menaxhon vetëm gjendjen siç është, sipas motos: një vend, në të cilin jetojmë mirë dhe me dëshirë. Po, e vërtetë. Ne jetojmë në këtë vend mirë dhe me dëshirë. Por duam edhe nesër të jetojmë mirë dhe me dëshirë. Prandaj duhet t’i thuhet popullit: Në ç’drejtim po shkojmë?”
“Do të kisha mbajtur një fjalim televiziv”
Shumë vetë janë të pasigurtë për Gjermaninë në të ardhmen, madje deri në shtresën e mesme gjermane. Schulz tha se nëse do të kishte qenë kancelar, në pikun e krizës së refugjatëve para dy vjetësh, ai do të kishte mbajtur një fjalim televiziv për të sqaruar arsyet për vendimet e tij. “Në këto momente mund të përdoren fjali që nuk i pëlqejnë të gjithëve. Do të kisha thënë, se kjo është vetëm një pjesë e asaj që do të na duhet të arrijmë në vitet e ardhshme.”
Sipas Schulz, politikës shpesh i mungon guximi t’u thotë njerëzve, që në një botë që po ndryshon me kaq shpejtësi, asgjë nuk do të mbesë si më parë. “Shikoni ata që përkrahin Brexit, shikoni “Liga Nord” apo njerëzit e Grillos në Itali, shikoni “Front National” në Francë, ky është një lloj zemërimi, që në thelb nuk është asgjë tjetër, veçse një qëndrim që refuzon të pranojë, se bota është në një shndërrim dramatik.”
Schulz në intervistë me DW kërkoi që Europa të mbetet e hapur. “Kemi pasur sukses gjithmonë si europianë, si gjermanë, kur veçanërisht kemi qenë të hapur, tolerantë, të guximshëm. Nuk kemi pasur sukses, atëherë kur jemi mbyllur, dhe kemi dashur t’i shtypim të tjerët me fuqinë dhe pasurinë tonë. Kjo ka përfunduar gjithmonë në një katastrofë për Gjermaninë.
Sondazhet e dobta? “Kam balancë të brendshme”
I pyetur lidhur me vlerat e ulta në sondazhe, kandidati socialdemokrat për kancelar, Martin Schulz u shpreh se “ndjehem mirë, vërtet. Më vjen që ju zhgënjej. “Kam një balancë të brendshme, që më thotë, se sondazhet janë thjesht sondazhe, më 24 shtator vendos populli. Dhe aty do të shohim.”
E lidhur me pyetjen, se cilin politikan të njohur do të merrte ai me vete në një ishull të vetmuar, Martin Schulz thotë, se do të merrte kreun e Të Gjelbërve, Cem Özdemir. “Atë e njoh shumë mirë, ka qenë me mua në Parlamentin Europian. Është një njeri fin.”/DW
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...