Uashingtoni mund të falë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, nëse ky i fundit dorëzon prova që mohojnë ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.
Këtë lajm e ka publikuar Wall Street Journal. Gazeta amerikane zbulon se të mërkurën, kongresmeni Dana Rohrabach, i afërt me Serbinë e Rusinë, ka telefonuar shefin e kabinetit të presidentit Donald Trump, John Kelly, për t’i shpjeguar kushtet e kësaj marrëveshje.
Plani parashikon dorëzimin në Shtëpinë e Bardhë, nga Assange, të një hard-disku. Në atë pajisje duhet të gjenden të dhënat e arkivuara që do të lirojnë Moskën nga akuzat lidhur me ndikimin në zgjedhjet presidenciale më 2016.
Nga Kabineti i Trumpit thanë se kjo çështje duhet të diskutohet me komunitetin e inteligjencës.
Banorët krijojnë një ‘top’ dhe luajnë në oborr, nuk mungojnë...
Rikthehet si titullar De Jong, kjo është 11-shja e Barçës pa...
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...