Jetojmë në kohë të polarizuar me plot ndasi politike, racore, fetare, etnike, gjinore e të tjera.
Njerëzit kanë shumë probleme andaj edhe reagojnë ndaj dallimeve me agresivitet dhe pa menduar.
Që të shmangemi nga këto dukuri duhet të mbajmë mend dy fjalë në çdo interaksion me njerëzit, e këto fjalë janë respekti dhe dhembshuria.
Respekti
Një nga shkaktarët kryesorë të plasjes së konflikteve mes njerëzve është mungesa e respektit ndaj palës tjetër.
Trajtimi me respekt dhe dinjitet është një gjë esenciale për çdo interaksion me njerëzit.
Njerëzit mund të mos kenë dashuri mes vete mirëpo respektimi i njëri-tjetrit është ajo çfarë na bën njerëz.
Dhembshuria
Një tjetër shkaktar i konflikteve është ndjenja se askujt nuk i plas për ty.
Mungesa e dhembshurisë mund të jetë shkatërruese për interaksionet me njerëz.
Nëse ofroni dhembshuri, verbale apo joverbale, ju tregoni se keni interes për përmirësimin e gjendjes së tjetrit.
Trajtimi i njerëzve me respekt dhe dhembshuri duket si një punë e thjeshtë mirëpo në praktikë njerëzve ju mungon sensi për të bërë një gjë të tillë.
Respekti dhe dhembshuria duhet të jenë filterët e sjelljes në çdo ambient dhe ndaj çdo pale, në punë, shtëpi apo në publik
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante