Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës fiton tri çmime

13:48 | 30 Qershor 2015
Arbresh.info

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” ka fituar tri çmime në tri kategori, CSR Gold Supreme Champion 2015 (Çmimin e Artë si kampion për përgjegjësinë korporative ndaj shoqërisë), Gold Award Employee Benefit Sector (Çmimi i Artë në kategorinë për Përfitimet e Punëtorëve) dhe Gold Environmental Endeavour Sector (Çmimi i Artë për përkujdesje ndaj Ambientit).

Me rastin e marrjes së këtyre çmimeve, Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk tha: “Jam shumë mirënjohës për këto çmime dhe për vlerësimin e ANP “Adem Jashari” si një ndër kompanitë më të suksesshme në këtë garë”.

Green Apple Awards 2015 ika ndarë ANP “Adem Jashari” çmimin “Gold Award Environmental Endeavour Sector” duke pas parasysh sistemin më të ri të trajtimit të ujërave, sistem i cili është më i avancuari në rajon për pastrimin e mbetjeve të ujit.

Në kohën kur ngrohja globale ka rritur shqetësimet e njerëzve në botë, ANP “Adem Jashari” ka bërë progres të shpejtë në kursimin dhe trajtimin e ujit, duke reduktuar deri në 40% sasinë e ujit që harxhohet, në krahasim me aeroportin e vjetër.

Për më tepër, ANP “Adem Jashari” është shpërblyer me çmimet“CSR Gold Supreme Champion 2015”si dhe “Gold Award Employee Benefit”, për themelimin e Institutit për Shërbime të Aeroportit, për të cilin 30 studentë nga Universiteti i Prishtinës ishin përzgjedhur dhe trajnuar, si dhe pas përfundimit të praktikës ju është dhënë mundësia për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të aeroportit.

ANP “Adem Jashari”vazhdon të jetë në garë si aeroport lider në Europë, i nominuar nga “World Travel Awards 2015”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme