Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje shtatë persona që kishin lidhje me Shtetin Islamik në Libi.
Vendimi i të shtunës i referohet çështjes së Myftiut të Madh, autoritetit të lartë teologjik të vendit, cili jep mendimin mbi dënimet. Referimi në rastet e dënimit me vdekje është vetëm një formalitet, transmeton portali arbresh.info
Gjykata ka caktuar datën e 25 nëntorit për nxjerrjen e aktgjykimit përfundmitar për çështjen, që përfshin 20 të pandehur.
Akuzat përfshijnë një grup militantësh të ISIS-it që kishin lidhje me dëgën e grupit terrorist në Libi. Ata janë akuzuar edhe për posedim të armëve, nxitje të dhunës dhe për pjesëmarrjen e vrasjes së 21 punëtorëve të krishterë egjiptian në Libi gjatë vitit 2015./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...