Britania e Madhe “nuk mbështet aspiratën” e qeverisë rajonale kurde të Irakut për të mbajtur referendum mbi pavarësinë nga Bagdadi, tha të shtunën Ministria e Jashtme e Britanisë.
Duke kërkuar bisedime të reja mes qeverisë qendrore të Bagdadit dhe qeverisë rajonale kurde, ministria përmes një deklarate tha se referendumi do të rrezikonte stabilitetin në rajon.
“Britania nuk e mbështet aspiratën e qeverisë rajonale kurde për të mbajtur referendum më 25 shtator”, thonë nga ministria britanike.
“Referendumi rrezikon të rezultojë me rritje të paqëndrueshmërisë në rajon, kur fokusi duhet të jetë në mposhtjen e DEASH-it”, thuhet në deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës, bisedimet mes Erbilit dhe Bagdadin duhet të jenë pa parakushte, afate kohore, të adresojnë të gjitha çështjet e mosmarrëveshjes midis dy palëve dhe të mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë rajonale “të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të hyjë në negociata serioze me Bagdadin”.
Presidenti i qeverisë rajonale kurde Mesut Barzani tha të enjten se mund të konsideronte ofertën për shtyrjen e referendumit.
Në referendumin jodetyrues banorët e rajonit kurd të veriut të Irakut do të votojnë për ose kundër shpalljes së pavarësisë formale nga Bagdadi.
Provinca e pasur me naftë, Kirkuk, është midis zonave të kontestuara ku planifikohet të mbahet votimi.
Bagdadi refuzon referendumin e planifikuar, duke thënë se mbajtja e referendumit shkel kushtetutën e vendit.
Turqia gjithashtu e hedh poshtë atë, duke thënë se stabiliteti i rajonit varet nga uniteti i Irakut dhe nga ruajtja e integritetit territorial të tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë bërë thirrje qeverisë rajonale kurde të anulojnë referendumin.
Vendimi për mbajtjen e referendumit më 25 shtator u shpall nga Mesut Barzani pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...