Vritet menaxheri i serialit ‘Narcos’

22:21 | 16 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një menaxher lokal i serialit të famshmën ‘Narcos’ është gjetur i vrarë në Meksikën qendrore, ku edhe ishte duke kërkuar lokacione për xhirimet e sezonës së ardhshme.

Carlos Munoz Portal u gjet i vdekur në makinën e tij në një zonë të largët të shtetit Meksiko, transmeton portali arbresh.info

Mediat meksikane raportojnë se si u gjet i vdekur pasi kishte marrë disa plagë me armë zjarri në një rrugë në San Bartolo Actopan pranë qytetit të Temascalapa.

Policia ka raportuar se makina e tij u gjet në një fushë të kaktusëve, ndërsa ende nuk janë bërë të njohura motivet e vrasjes.

Instituti meksikan i kinematografisë (Imcine) lëshoi një deklaratë ngushëllimi  për vdekjen e Munozit./arbresh.info/

https://twitter.com/julioastillero/status/908854622244294662?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F403578-narcos-location-scout-shot-dead%2F

https://twitter.com/imcine/status/908813777193324544?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F403578-narcos-location-scout-shot-dead%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme