Barcelona është tronditur në pjesën e parë të ndeshjes të së shtunës ndaj Getafes kur Ousmane Dembele u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.
Sulmuesi francez ishte startues për ndeshjen e tij të parë në La Liga, ku edhe mori një lëndim të kofshë të këmbës pas vetëm 24 minutave lojë në stadiumin Coliseum, transmeton portali arbresh.info.
“Ousmane Dembele ka pësuar tërheqje muskulore në këmbën e tij të majtë, teste të tjera janë të nevojshme për të kuptuar kohën e rikuperimit”, ka shkruan klubi në deklaratën e publikuar.
Gerard Deulofeu hyri si zëvendësues i Dembeles në sulmin e Barçës duke iu bashkuar Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
Barcelona pritet të njoftojë së shpejti edhe për kohën e qëndrimit të tij jashtë fushe.
Dembele bëri paraqitjen e tij të parë për klubin në mesjavë kundër Juventusit në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Ousmane Dembélé has a hamstring injury in his left leg, more tests are needed to find out the extent of the injury #FCBlive pic.twitter.com/tekYrp6AHQ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 16, 2017
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...