Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur për të parën herë që nga nisja e shekullit të ri, duke ndezur shqetësimet se konfliktet dhe ndryshimet klimaterike mund të hedhin poshtë progresin e shumë viteve.
Në 2016, numri i personave të kequshqyer kronikë arriti në 815 milionë, 38 milionë më shumë se një vit më parë. Rritja e kësaj shifre është e lidhur kryesisht me përhapjen e dhunës dhe me tronditjet e shkaktuara nga klima.
Sipas një raporti të OKB-së, kuota e njerëzve kronikisht të uritur në shkallë globale, nga 10.6 për qind në 2015 ka shkuar në 11 për qind në 2016. Në hyrje të raportit nënvizohet:
“Gjatë dekadës së shkuar, konfliktet janë rritur në mënyrë dramatike dhe janë bërë më komplekse. Kjo ka ndezur sirenat e alarmit dhe ne nuk munde ta injorojmë. Nuk do t’i japim fund urisë dhe të gjitha formave të kequshqimit deri në 2030 në rast se nuk do t’i trajtojmë të gjithë faktorët që cënojnë sigurinë e ushqimit. Sigurimi i shoqërive të paqta dhe gjithëpërfshirëse është një kusht i domosdoshëm për këtë qëllim”, thotë raporti.
Ky dokument është i pari vlerësim i plotë global i OKB-së për ushqimin pas adoptimit të objektivave afatgjatë të zhvillimit, që synojnë t’i japin fund urisë dhe të gjitha formave të kequshqimit deri në 2030.
Është shënuar një farë progresi në reduktimin e urisë globale, që prekte më shumë se 900 milionë njerëz para ndërrimit të shekujve. Gjatë vitit të shkuar, sidoqoftë, uria arriti një nivel ekstrem në shumë pjesë të botës, me krizën e shpallur në Sudanin Jugor, Jemen, Nigeri dhe Somali.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë