Çdo ditë, në dy maternitetet publike të Tiranës, abortojnë mesatarisht 6-7 femra.
Për mjekët obstetër – gjinekologë shqetësuese janë pasojat dhe ndërlikimet që vijnë nga aborti, sidomos kur ato kryhen tek adoleshentet.
“Aborti është gjithmonë një e keqe për organizmin. Papjekuria dhe mospërballja me fenomenin, vështirësia në manipulimin tyre e çon situatën në ekstrem. Çarja e mitrës, shpimi, ruturimi i saj është problemi kryesor, i cili gjithmonë shoqërohet me një sasi hemorragjie, komplikacion shumë i rëndë që mund të rrezikojë jetën e pacientes. Çdo abort ul mundësinë për një shtatëzani të mëpasshme.”
Një tjetër këmbanë alarmi që ngrenë specialistët është përdorimi i pilulave për të ndërprerë një shtatzëni të padëshiruar.
Shpeshherë femrat u drejtohen farmacive, pa u këshilluar me mjekun specialist, për ndërprerjen e shtatzënisë. Sipas mjekëve, përdorimi i këtyre pilulave u rrezikon edhe jetën.
“Disa raste të abortit të vullnetshëm mund të jenë edhe të karakterit medikal, që i shpëtojnë mundësisë për regjistrim. Vihet re një ulje e moshës për dëshirën për abortim dhe kjo për ne është edhe një mundësi që ose kontracepsioni si metoda të ndryshme që ne aplikojmë nuk kuptohet mirë ose nuk ka këshillimin e duhur dhe shërbimi është larg pacientit që kërkon këtë shërbim.”
Shifra zyrtare e 6 mijë aborteve në vit në Shqipëri është vetëm maja e ajzbergut, pas prej tre vitesh nga spitalet private nuk raportohet asnjë e dhënë në lidhje me numrin e aborteve që kryhen./klan plus
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë