Monaco i rikthehet fitoreve, mposhtë Strasbourgun (VIDEO)

18:55 | 16 Shtator 2017
Arbresh Info

Monaco i është rikthyer fitoreve në Liga 1 të Francës pas disfatës tronditëse 4 me 0 ndaj Nices javën e kaluar.

Kampioni në fuqi ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 skuadrën e re në ligë Strasbourgun në takimin e xhiros së gjashtë në Liga 1, shkruan portali arbresh.info.

Anësori Marcos Lopes dërgoi gjigantin francez në epërsi një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit (44′).

Falcao, i cili ishte asistues i golit të parë, realizoi dy herë gjatë pjesës së dytë. Sulmuesi kolumbian dyfishoi epërsinë në minutën e 51′ para se të shënonte golin e dytë personal në minutën e 67′.

Skuadra e Leonardo Jardimit tani gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, aq sa ka edhe Paris Saint Germaini me një ndeshje më pak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme