Mbrëmë, rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Kalishtë të Strugës, në një largësi prej rreth 300 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit, nëpunës të policisë nga Stacioni policor i Strugës në bashkëveprim me QR Perëndim-Stacioni policor për Kontroll kufitar “Liqeni i Ohrit” në një mjet lundrimi – motoskaf kanë gjetur 30 kilogram lëndë narkotike, marihuanë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dy çanta të zeza me nga 14 pako lëndë barishtore ose gjithsej 28 pako me peshë të plotë prej 30 kilogram të drogës marihuana.
Lënda narkotike e konfiskuar është dërguar në Stacionin policor Strugë për veprime të mëtejme.
Punohet në ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media