Ja sa kushtuan zgjedhjet e parakohshme

15:27 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017.

Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 4 milion e 38 mijë e 768 euro.

Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv.

Ndersa, KQZ në mbledhjen e sotme, i ka zëvendësuar 63 kandidatë, nga 86 sa ishin decertifikuar me qëllim të pastrimit të listave. I tërë procesi i certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përfundon të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme