Këto ushqime shmangni nëse nuk dëshironi t’i dëmtoni dhëmbët

14:48 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

Mirë e dimë se shija e ëmbël shkakton kariesin, e vera e kuqe lë njolla në dhëmbë.

Por, me gjasë ekzistojnë edhe disa ushqime që mund t’i dëmtojnë dhëmbët. Ja disa prej tyre që duhet shmangur.

FARAT E LULEDIELLIT

Kanë lëvore të fortë nga jashtë dhe mund t’i dëmtojnë dhëmbët. Nëse jeni adhurues i madh i tyre, opsion i mirë do të jetë t’i gjeni të qëruara, apo t’i përdorni dhëmbët.

AKULLI

Thyerja e akullit me dhëmbë gjithsesi se është diçka që duhet shmangur. Kur takoni dy kristale njëri pranë tjetrit, njëri duhet të pëlcasë. Akulli mundet ta dëmtojë smaltin e dhëmbit.

PIJET SPORTIVE

Edhe pse këto pije përmbajnë elektrolite që mund t’ju ndihmojnë muskujve pas ushtrimeve, mos harroni se janë përplot me sheqer. Nuk është keq nganjëherë t’i konsumoni, por mos t’ju shndërrohet në shprehi.

UJI ME SHIJE

Edhe pse uji me shije nuk ka sheqer, përmban acide që dëmtojnë dhëmbët. Kur njëherë të keni dëmtuar smaltin e dhëmbit, do ta keni shumë ët vështirë për ta rikuperuar. Atëherë dhëmbët janë të prirë për t’u prekur nga kariesi, inflamacionet dhe infeksionet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme